Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me shkëmbimin e territoreve.

Thaçi ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar asnjëherë, ndërkohë Vuçiç është shprehur se zgjidhja e kësaj duhet të shihet në bazë të kompromisit ekonomik. Më tej, presidenti i Kosovës ka shtuar se dëshiron që një ditë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci do t’i bashkohen Kosovës.

Përsa i përket Aleksandër Vuçiç ka folur edhe për europianët duke thënë se qëllimi i tyre janë vetëm interesat në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë.

“Çdo zgjidhje në Ballkan duhet të bazohet mbi kompromisin, dhe fitoret duhen parë në këndvështrimin ekonomik dhe jo në shkëmbimin e territoreve. Vendet europiane diskutojnë në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë dhe më pas më të fuqishmit thonë ç’të duan vetëm për të mbrojtur interesat e tyre pavarësisht se çfarë mendojnë serbët dhe shqiptarët për çështjen e Kosovës. Asnjë nuk më ka thënë deri më sot për shkëmbimin e 17 fshatrave serbe në me Preshevën, Bujanovacin dhe Medvedja,” tha Vuçiç.