Thaçi flet për oferta hileqare: Kosova është një dhe e pandashme

16/05/2019 - 07:40

"Ofertë hileqare", kështu i konsideron Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përpjekjet e diplomatëve për të lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në këmbim të liberalizimit të vizave.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit të Kosovës ka theksuar se planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Reagimi i Hashim Thaçit:
Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosovës i është dashur ndërrimi i qeverisë që të dalë nga karantina.

Lëvizja Vetëvendosje, po e konsideron tradhti ndaj Kosovës heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e qeverisë Hoti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjit

Pesë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë dhe numri në total i të infektuarve në vend ka shkuar në 1.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka thënë se Gjermania do të jetë afër qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Ho

Kryeministri i ri i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot zyrtarisht detyrën e tij, i pritur nga sekretari Fitim Krasniqi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Veron Hasani, i cili u përplas fizikisht me truprojat e Hashim Thaçit, ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ndërs

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.