Thaçi flet për takimin e 2 shtatorit: Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së

14/08/2020 - 09:38

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për takimin e 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.

“Mirëpres njoftimin për takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Mëngjesin e sotëm Grenell dha lajmin për takimin Kosovë-Serbi në Washington.

Ky takim do të mbahet pas dështimit të atij të 27 qershorit. Ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për mediat ka njoftuar se në Thesarin e Shtetit janë kryer 4 transak

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar g

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vazhdimi

Qeveria e Kosovës po procedon për ngritjen e misionit të parë diplomatik në Izrael.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se duke qenë se në Prishtinë rrugët janë shumë t

Pa kapitullin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk mundet dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimta

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, ka pranuar se lista e barnave esenciale nuk i përmbush nevojat aktuale, por tha se do të

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar g

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar të hënën me një delegacion të Departamentit amerikan të Energjisë, për të diskutuar zb