Thaçi: Jemi të zhgënjyer me Bashkimin Europian

14/02/2020 - 17:23

Kosova dhe Serbia firmosën sot një marrëveshje të re, e cila mendohet të jetë një hap tjetër drejt rinisjes së dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Me gjithë entuziazmin e këtij hapi të ri presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i fshehu rezervat që ai ka ndaj Bashkimit Europian.

Para firmosjes së marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, Thaçi u shpreh hapur se Kosova është e zhgënjyer nga Bashkimi Europian.

“Ne synojmë që të jemi pjesë e BE, por e them hapur dhe sinqerisht që Kosova nga Be është e zhgënjyer, e dëshpëruar, mund të them edhe e tradhtuar, sepse nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, tha ai nga Mynihu.

Nga ana tjetër, ai nuk i kurseu falënderimet për SHBA dhe të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Theksoj se garanci e sigurt është roli udhëheqës i SHBA dhe roli unik i BE”, u shpreh ndër të tjera Thaçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për 4 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësi

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime m

Pakoja emergjente e miratuar nga qeveria e Kosovës synon të ndihmojë bizneset dhe qytetarët e dëmtuar nga situata e krijuar nga pandemia

Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e

Dymbëdhjetë raste të reja ka shënuar Kosova sot duke e çuar numrin e të infektuarve në total 106.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës, në kuadër të procesit të konsultimeve me part

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar nisjen e bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, shkruan në “Facebook” se kryeministri Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenim

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Spitalin e Kosovës ka testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren të dielën, prej të cilav