Thaçi kërkon emër për kryeministër, LVV: Nuk e sjellim, mendo një datë për zgjedhjet e reja

28/03/2020 - 13:46

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi që të mendojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend, pasi nuk kanë për t’i dërguar një emër të ri për kryeministër përveç Albin Kurtit. Zyra për Media e VV-së bën me dije se sapo të përfundojë gjendja me koronavirusin në vend, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallen zgjedhjet e reja.

LVV bën me dije se është e fokusuar në luftën ndaj koronavirusit dhe më vonë do të mendojë për zgjedhjet e reja në vend.

“Tani për tani të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së koronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjëherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Presidenti Thaçi nuk ka pse kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendojë rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19,”- ka deklaruar LVV.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimit me 82 vota pro nga Kuvendi i Kosovës. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni, gjë që ata mohuan se do ta bëjnë. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kandidati i mandatuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës para Grupit Par

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bruk

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus në vend