Thaçi: Koha për një marrëveshje historike me Serbinë

21/06/2018 - 23:00

   Hashim Thaçi deklaron se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë. “Kam detyrimin ta përfaqësoj vendin dhe t’i prij dialogut deri në fund”, u shpreh presidenti i Kosovës në konferencën për shtyp të mbajtur përpara takimit të së dielës me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

“Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e fazës finale me një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dyja palët. Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve, në një mënyrë apo tjetrën të nënshkruhet një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilës do të përfundonte raporti i dhimbshëm mbi 100-vjeçar”, tha Thaçi.

“Kosova, – shtoi Thaçi – nuk duhet t’i frikësohet as dialogut e as epilogut të tij”.

Ai përsëriti thirrjen për formimin e një ekipi gjithëpërfshirës, të përbërë nga presidenti, kryeministri e kryeparlamentari, ekspertë të çështjes, përfaqësues të partive opozitare etj., gjë që do ta bënte – sipas kreut të shtetit, – procesin më të besueshëm e transparent.

Në rast se arrihet marrëveshja ligjërisht detyruese, atëherë – nga sa pretendon Thaçi, – palët e përfshira do të përfitojnë perspektivën europiane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 Nëntor, Kosova pret përkrahje të gjer

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet.

Në disa vende të BE-së akoma ka skepticizëm për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë që ai udhëheq ka bërë të ditur

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizoh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.

Bashkimi Evropian pret nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin hapa drejt vazhdimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Ser

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar mbrëmjen e kësaj të enjteje me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Moghe