Teksa Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e nesërme më 29 maj për formimin e qeverisë së re, vijojnë akuzat ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeminsitrit në detyrë Albin Kurti.

Thçi tha në emisionin “Debat Plus” se kryeministër më të dobët e të paaftë vendi nuk ka pasur që nga periudha e vitit 2000 e deri më tani.

”Kryeministër më të dobët e më të paditur, më të papërgatitur për të udhëhequr këtë zyrë, vendi nuk ka patur nga periudha 2000 e tutje. Kosova ka ndërruar shumë kryeministra. Një kryeministër që një ligj nuk e ka plotësuar në Kuvend, çfarë kërkon prej tj? Çfarë ka bërë për bujqësinë? Biznesin e bogël, të mesëm? Zero”, u shpreh Thaçi.