Thaçi për kufijtë: Ndoshta tërhiqem kur të dëgjoj ide më të mira

16/10/2018 - 12:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita e vendit.

Thaçi ka thënë se pozicioni i tij karshi kufijve “është kushtetues dhe ligjor, dhe i pakontestueshëm”.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, “në emër të konsensusit nacional”, Thaçi është përgjigjur: “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë”, është shprehur ai.

“Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit”, ka thënë Thaçi.

“S’ka njohje reciproke, pa definim të kufirit”, ka këmbëngulur Thaçi në T7.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosova ka dështuar përfundimisht për t’u bërë anëtare me drejta të plota të Interpol.

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel,

Një efektiv i policisë ka ndërruar jetë pasi është plagosur aksidentalisht me armë.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me takimin e tij me Presidentin e Rusisë, Vla

Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, pas disa orë bastisjeje në shtëpinë e tij në Prizren.

Serbia dhe Bosnja nuk do të marrin pjesë në trupat punues të CEFTA-s në Prishtinë më 20 dhe 21 nëntor.

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 Nëntor, Kosova pret përkrahje të gjer

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet.