Thaçi paralajmëron: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem

09/06/2019 - 09:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shqetësimi i tij më i vogël është se si do ta përfundojë karrierën e tij politike.
“Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputet. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”.

Ai është lavdëruar për mënyrat se si është zgjedhur kryeministër, duke kritikuar kryeministrat e tjerë të pasluftës.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës spektrit politikë që e ka votuar për President të Kosovës dhe se ai do të vazhdojë të jetë faktor unifikues pa dallime.
Ai ka dhënë edhe parashikimin për ta ardhmen e tij politike për mundësinë nëse do të kandidojë përsëri për president.

“Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës”.

“Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pas shpërndarjes së parlamentit të Kosovës është zyrtarizuar edhe koalicioni parazgjedhor AKR-Nisma, që ndryshe po e quajnë “Qen

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë "Pastrimi" ka shkaktu

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aksident, ditën e djeshme, raportojnë medie

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancen plenare, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i grupit të deputetëve për shpërn

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur të premten se është larguar nga bordi i Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimi

Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj disa produkteve të Republikës së Maqedonisë.