Thaçi: Pas 20 vitesh bisedime ka ardhur koha për marrëveshjen historike me Serbinë

Postuar: 20/06/2018 - 11:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se të martën ka marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, që të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të diel.

“Ashtu siç kam theksuar tanimë disa herë se ky është takimi i parë i fazës finale i dialogut Kosovë –Serbi. Kjo konfirmohet nga letra e dërguar nga Mogherini. Sigurisht se qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e marrëveshjes ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.

“Kjo marrëveshje do të mundësojë normalizimin  e plotë  të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe popujve tanë. Jam i bindur që ka ardhur koha që pas bisedimeve që po zgjasin 20 vjet që të nënshkruhet një marrëveshje historike me të cilën do të përfundonte një epokë tragjike mbi një shekullore në raportet mes të dy shteteve dhe popujve tanë”.

 “Kosova nuk ka pse të frikësohet nga dialogu dhe epilogu i tij. Si shoqëri dhe politikë kemi pasur guximin, dijen, organizmin e duhur, pajtimin mes nesh si në Konferencën e Rambujesë dhe procesin e Vjenës që përmes negociatave, si dhe për luftën dhe çlirimin dhe më pas pavarësinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës”.

Thaçi ka thënë se Kosovën e presin bisedime të rënda, pasi që synimi është përmbyllja e procesit.

“Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse është e domosdoshme që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, si dhe të bëhet përshpejtimi drejt anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO. Kosova si gjithmonë edhe në fazën finale të dialogut me Serbinë do ta ketë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së që  janë thellësisht të interesuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Edhe BE dhe anëtarët e saj janë të interesuara më shumë se asnjëherë më parë që të arrihet marrëveshja për normalizim dhe për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE”./Klan Kosova

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke thënë se rëndësinë e saj e dinë më së miri v

   22 persona janë arrestuar për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni në Kosovë.

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me S

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të hënën korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet m

   Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.