Thaçi pas takimit me Pompeon: SHBA, interesim i ri për Kosovën

27/02/2020 - 09:11

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA.

Duke komentuar për Zërin e Amerikës menjëherë pas takimit, ai tha se “është qëndrim i qartë i SHBA që Kosova ka nevojë të prodhojë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për zhvillimet në Kosovë, për zhvillimin e saj ekonomik.”

“Nuk është i këshillueshëm konfrontimi me dikë për të lënduar raportet strategjike me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Por para së gjithash ne jemi të bekuar me këtë interesim të ri dhe konkret të SHBA-së për Kosovën,” tha Presidenti i Kosovës.

Zoti Thaçi se i kërkoi Sekretarit Pompeo që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ai tha se kishte marrë zotimin e tij e në të njëjtën kohë kishte shfaqur edhe zotimin e Kosovës “që të jemi sa më shpejtë pjesë e NATO-s, sepse kemi një ushtri profesionale dhe multietnike.”

Zoti Thaçi komentoi edhe për kritikat e kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës nga zoti Thaçi kur ishte kryeministër lidhur me marrëdhëniet e FSK-së me NATO-n, Presidenti i Kosovës tha: “Kosova është e bekuar që ka NATON në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e NATO-s. Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e NATO-s.”

Presidenti Thaçi u prit gjithashtu me ceremoni në Departamentin e Mbrojtjes. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër person ka humbur jetën nga COVID në Kosovë, duke e çuar në 6 numrin e viktimave. Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Malis

Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga kryetari i komunës Xhafer Tahiri.

Në një kohë kur tubimet, festat, grumbullimet e njerëzve, varrimet dhe dasmat janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përha

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një postimi të bërë në Facebook, u bëri thirrje politikanëve kosovarë,

Në Prishtinë Policia ka gjetur një zgjidhje të padëgjuar më parë për të shmangur grumbullimet masive.

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin C

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostr

Gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga raste

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës