Thaçi sot sërish përballë Gjykatës Speciale

15/07/2020 - 09:28

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të intervistohet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është paraqitur atje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media. Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë. Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet. REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Kosovës ka reaguar pak orë pasi pronari i një restoranti në Kamenicë publikoi videon ku shiheshin xhandarët serbë në territorin

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mb

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar të premten për tre pacientë të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare fotografi i njohur kosovar, Agush Qorri, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Ardian Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar pozitiv sot, pas testit të koronavirusit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket

Ditën e sotme Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për punën e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 16 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.