Thaçi: Të hiqet njëherë e përgjithmonë kufiri Kosovë-Shqipëri

10/05/2019 - 12:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje këtë të premte për heqjen njëherë e përgjithmonë të gërmadhave kufitare në Morinë, të cilat sipas tij ndajnë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë.

Thaçi postoi një status në rrjetet sociale, pasi kaloi në pikën kufitare të Morinës, në përfundim të vizitës së tij tre ditore në Tiranë, ku mori pjesë edhe në Samitin e Brdo-Brijunit.

“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë!”, shkroi Thaçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka shkaktuar pikëpytje të mëdha në skenën politike të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve.

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me LDK-në e Isa Mustafës.

Edhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është thirrur nga Gjykata Speciale për t'u marrë në pyetje.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke theksuar s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vëllai i kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti njëkohësisht deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në aeropo

Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj është ndaluar rreth orës 14 e 30