Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një 7-vjeçar shqiptar me origjinë kosovare është vrarë në Zvicër.

Thaçi shkruan në një postim në Facebook se vrasja e të miturit ka tronditur Kosovën dhe Zvicrën ndërsa ngushëllon familjarët për humbjen e madhe.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të luten për të”, shkruan Thaçi.