Thirrje Thaçit të shpallë datën e zgjedhjeve

20/07/2019 - 17:23

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve. Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se një qeveri teknike do të ishte fyerje për vendin. Këto dy parti nuk janë të gatshme të jenë pjesë e ndonjë qeverie teknike.

“Presidenti Thaçi duhet të na thërrasë për të caktuar datën e zgjedhjeve, kaq. I bëj thirrje që mos të zvarrisë proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri, Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qytetarët një here.”

Këto dy parti janë në koordinim të vazhdueshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe Nisma Social Demokratike që është pjesë e koalicionit qeverisës ka bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analisti Ramush Tahiri, thotë se Presidenti i ka 10 ditë për të gjetur një emër konsensual për kryeministër megjithatë sipas tij zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje. Sipas tij koalicioni PAN nuk i ka numrat për të zëvendësuar kryeministrin.

Ndërkohë KQZ-ja është shprehur e gatshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kurdo që  të mbahen ato.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së mbajtur me Kryesinë e partisë së tij, para medieve tha se mbesin të

Marrëveshja e arritur sa i takon linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë reagimin edhe të Këshillit Kombëtar për Sigurinë t

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prisht

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin për Kryeministër të qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëven

Lirohet Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jar

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr