Tre të vdekur dhe 181 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

07/08/2020 - 16:20

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e lagjes "Marosh" të Damjanit të Gjakovës kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.468 persona të dyshuar pë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.569 persona të dyshuar pë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me kryesinë e partisë kanë bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti është shprehur i bindur se do të kandidojë në zgjedhje pasi LVV tashmë e ka dorëzuar li

“Krejt dhe Drejt”, është slogani që Kurti dhe Osmani kanë postuar në profilet e tyre në Facebook.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk njeh asnjë vendim të KQZ që ia ndalon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të pretendojë postin e kryeministrit, por ai nuk do të jetë në radhën e deputetëve të

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.683 persona të dyshuar pë