Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë/ Nis punë vitin e ardhshëm linja 400 KV

03/07/2019 - 22:33

Katër vjet pas inaugurimit të linjës 400 KV për transmetim të energjisë me Shqipërinë, Kosova pritet ta funksionalizojë atë.

Operimi i linjës në treg do të nisë me 14 prill të vitit 2020, datë në të cilën edhe Kosova do ta nisë operimin si bllok rregullues në sistemin energjetik të Evropës.

Kreu i KOSTT-it, Ilir Shala në një intervistë për Top Channel ka treguar se kjo pritet t’i hap rrugë tregut të përbashkët mes dy shteteve dhe që do të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë.

“Është një hap drejt operacionalizimit të burës shqiptare të energjisë elektrike. Do ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike me të dyja vendet. Do ketë ulje të çmimit, meqenëse është transparenca më e madhe, ku bursa po menaxhohet prej të dyja palëve, tha Ilir Shala, kreu i KOSTT-it

Funksionalizimi i linjës kishte mbetur peng shkak i shfrytëzimit të linjave pa pagesë nga Serbia për energjinë transit. Nga kjo energji, Serbia që nga vitit 2008 ka përfituar 65 milionë euro. Si pasojë Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut deri tani ka paguar kredi në vlerë të 7 milionë eurove, nga 17 milionë sa ka marrë gjithsej për ndërtimin e linjës, megjithëse vazhdon të jetë pasive.

E operimi i Kosovës si bllok rregullues, mundëson jo vetëm qarkullimin e energjisë përmes linjës me Shqipërinë por edhe pavarësimin e tërësishëm nga Serbia në aspektin energjetik dhe shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit.

“Benefitet janë që përveç kësaj që njihet e barabartë në kuptimin e operimit, meqenëse e gjitha infrastrukturën teknike dhe operative e kemi në dispozicion”, shtoi Shala.

Ky është një sukses i Kosovës. Vota pro e operatorëve që na njohin si partner, pra si operator më vete. Kjo na mundëson që ta shtrijmë autoritetin tonë në të gjkithë tregun e Kosovës, përfshi edhe Veriun, që është për ne një sfidë e gjatë”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Për energjinë e shfrytëzuar nga banorët e veriut, së fundi autoritetet vendore kishin bërë tërheqjen e energjisë nga rrjeti evropian në mënyrë të pa autorizuar, e që borxhi kap vlerën e mbi 18 milionë eurove. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëntë persona janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Mediat serbe janë revoltuar pas fjalimeve të para të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës se Serbia do të detyrohet të paguajë reparaci

Në të dielën e 6 tetorit, shumë nga kameramanët dhe reporterët që po e ndiqnin nga pas Albin Kurtin, për të transmetur live votimin e tij

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit