Tregu në Kosovë, inflacioni në shkallën 3.4 për qind

17/06/2019 - 21:21

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç. Por, tashmë çmimi i secilit prej tyre në këtë lokal është rritur me 40 cent.

Menaxheri i lokalit tregon se rritja e çmimeve të konsumit bazë në intervale të vazhdueshme kohore ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve finale.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë një inflacion të çmimeve të konsumit prej 3.4 për qind, nga korriku i 2018-ës deri në muajin maj të 2019-ës.

Produktet e prekura më së shumti nga rritja e përnjëhershme e çmimeve janë: perimet me 21 për qind, buka 13 për qind, mishi 4.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 3.4 për qind.

Në ASK tregojnë se inflacioni ka rezultuar nga: reshjet atmosferike të 2018-ës, rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të saj në bursën ndërkombëtare si dhe vendosja e masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Para tre ditësh, në Prizren është arrestuar vajza e akademikut Mehmet Kraja, ish-asistentja e presidentes Jahjaga, Gresa Kraja, për posed

Vizita dyditore e Presidentit të Francës, Emmanuel macron, në Francë, në Serbi bëri shumë bujë, por një detaj shumë i rëndësishëm u kalua

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organ

Një serb është arrestuar ditën e sotme në Leshak të Mitrovicës së Veriut.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar edhe me dy komedianët rusë, p

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), kanë vënë në lajthitje edhe kryeministrin e Republikës së Koso

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëvesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një ditë më parë dy shtetas serb nën dyshimet për "spiunim" në pikën kufitare te Dheut i Bardhë.

Kohët e fundit, Kosova ka shënuar ngecje në pjesëmarrjen e saj në forumet dhe nismat rajonale dhe e gjithë kjo ndërlidhet me arsyet polit