​Trump flet edhe njëherë për dialogun Kosovë-Serbi: Ndalëm luftën 400-vjeçare!

28/10/2020 - 11:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Trump në një tubim që ka mbajtur në Nebraska gjatë fjalimit të tij, teksa ishte duke folur për nominimin për çmimin Nobel ka foli edhe për ndërmjetësimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump thotë se ka ndalur luftën 400-vjeçare mes të dyja vendeve.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se të dyja palët, para dy muajve ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri-tjetrin.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme, sikurse mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka e cilësuar të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 persona të dyshuar pë