Lirohet Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.

Mësohet se Vushkanoviç ishte ndaluar për tre orë nga Policia e Serbisë.

“Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Ndaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin keqtrajtime te tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së.