Një 20-vjeçare e cila mbeti e plagosur nga shpërthimi në Ferizaj muajin e kaluar, ka humbur jetën.

E reja, Fatime Haxhidema më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por nga plagët e marra nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona, që ishin brenda lokalit, mes të cilëve klientë e punonjës.

Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë del se shkaktar i këtij shpërthimi ishte bombola 25 litërshe e krisur.