Të tjera detaje zbulohen nga vrasja që tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Pasi policia ka marrë njoftimin për të shtënat e raportuara, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila mendohet të jetë arma e  perdorur në vrasje.

Sipas mediave kosovare, viktima është personazhi i njohur i showbizit Albert Krasniqi dhe personi që e ka qëlluar mbi të është babai i tij, Skënder Krasniqi, një ish luftëtar i UÇK-së.

Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit “OTR” dhe “Babastars”, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë, ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.

Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës, Besa Gashi, por së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.