Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot 22 gushtin si datë për shpërbërjen e tij. Pas shpërndarjes së Kuvendit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se të gjitha grupet parlamentare kanë qenë dakord me këtë propozim.

Shpërndarja e parlamentit erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj dhe refuzimit të partive për të krijuar një qeveri të përkohshme.