Veseli: Këtë javë ratifikohet demarkacioni

Postuar: 12/03/2018 - 20:13

   Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Veseli tha se janë në biseda intensive dhe se beson se kjo çështje do të përfundojë këtë javë.

“Besoj se do të jetë java vendimtare e përfundimit të dramës së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Është vërtetë një temë e cila është duke i shqetësuar qytetarët. Mund të them vetëm se jemi duke punuar intensivisht do të thoja se gjatë kësaj jave besoj se do ta kemi edhe përfundimin e kësaj drame’, tha Veseli.

“Jemi duke zhvilluar kontakte intensive. Mund të them se që nga java e kaluar kemi kontakte të çdo ditshme me partnerët tanë qoftë nga koalicioni qoftë nga opozita dhe i falënderoj për korrektësinë. Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin që ta përfundojmë këtë dramë e cila vërtetë i ka shqetësuar qytetarët edhe është duke i mbajtur të bllokuar”, theksoi Veseli, i pyetur nëse kanë arrit marrëveshje me VV-në apo Listën Serbe.

Ai ka refuzuar të komentojë për mundësinë e mosratifikimit të Demarkacionit gjatë kësaj jave.

“Do të arrihet për arsye se ka një vullnet plebishitar të qytetarëve dhe askush nuk ka drejt t’i mbaj ata të bllokuar", tha Veseli. /Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Që kosovarët vazhdojnë të festojnë me shthurje të skajshme tregojnë edhe incidentet nga ato me armë, që kanë marrë edhe jetë dasmorësh

   Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë instituc

   Shtëpia e braktisur në hyrje të fshatit Bradash të Komunës së Podujevës po u ngjall frikën banorëve të këtij fshati.

   Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të Ambasadës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

   Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një mar

   Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës.

   Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës ndryshohen vetëm me luftë.