Vetëvendosje kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

26/05/2020 - 19:21

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të martën se kryetari i Qendrës së saj në Podujevë, Bajram Ajeti ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) kërkesën për mbajtje të zgjedhjeve komunale më 14 qershor. “Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaçërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me covid19 mbi një muaj. Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky trup do të organizojë zgjedhjet kurdo që i kërkohet. “Sikurse në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq, lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, është thënë në njoftim.

Kjo Lëvizje pati synuar të garojë në zgjedhjet në Podujevë me Shpejtim Bulliqin. Zgjedhjet ishin shpallur pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit të këtij qyteti, pasi ishte emëruar Ministër i Brendshëm në Qeverinë tashmë në detyrë. Ai më pas është shkarkuar nga kjo pozitë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Sipas kushtetutës së Kosovës, presidenti vendos për datën e zgjedhjeve.

I pyetur të martën nga gazetarët lidhur me këtë çështje, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se do të ftojë dhe do të diskutojë me të gjitha partitë politike, por, duke respektuar këshillat e Institutit të Shëndetit Publik.

Një ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka. Sipas një komunikate për media është thënë se ‘ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional’. Prej rastit të parë të raportuar me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka arritur në 1,038, i të shëruarve në 791 dhe i viktimave në 30.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë, do të vazhdojë ed

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar në seancën e sotme që të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që ia mund

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i shoqëruar nga stafi menaxhues, realizoi një takim me të gjithë drejtorët e

Këtë të hënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Hagë ku do të përballet me Gjykatën Speciale pas akuzave për krime lufte.

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 p

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime të luftë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, me anë të një konference për mediat ka thënë se qeveria e tij, ka përgatitur dy skenare për të viju

Me një video-konferencë që po zhvillohet sot mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, n

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COV

Pak orë para të hënës ku pritet të udhëtojë drejt Hagës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar varrin e Adem Jasharit, ku kreu n