VIDEO/ Gjarpërinjtë u pushtojnë shtëpinë, familja shqiptare kalon 3 net të vështira në oborr

10/06/2019 - 08:13

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një familje në fshatin Resinoc të komunës së Lipjanit, në Kosovë.

Gjarpërinjtë kanë pushtuar një banesë, ndërsa 8 anëtarët e familjes janë detyruar të kalojnë natën në oborr, në qiell të hapur.

Zvarranikët janë futur brenda banesës së familjes Ahmeti. Prej tre ditësh njerëzve të kësaj shtëpie u është dashur të lënë godinën.

Përparim Ahmeti, thotë se nata e së enjtes për të ka qenë ndër më të vështirat. Ai tregon se teksa ishte në gjumë, një gjarpër i kishte mbështjellë këmbën.

Sipas burrit, deri më tani ka vrarë vetë 30 gjarpërinj, ndërsa shumë të tjerë ndodhen ende brenda në banesë.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga komuna e Lipjanit për të nxjerrë jashtë banesës zvarranikët e për t’u kthyer vetë në të.

Në Komunën e Lipjanit kanë thënë se të hënën sërish do ta vizitojnë këtë familje dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për t’i ofruar zgjidhje.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender me vlerë 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministri

Ditën e sotme, gazetarja e RTF-së, Ardita Sylejmani u nda nga jeta në Budapest të Hungarisë për shkak të disa komplikacioneve gjatë lindj

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë e cila u zgjodh dje zëvendëspresidente e Pa

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili vizitoi së fundi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se pr

“Ambasadorja Vlora Çitaku në SHBA punoi për ndarjen e Kosovës”. Kështu deklaroi Haki Abazi, ish-anëtari i shoqërisë civile.

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.