Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë mbërriti dje në Kosovë një ish-mafioz i familjes Gambino.

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare John Alite ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes italiane mafioze në SHBA.

Pas kësaj ai botoi dy libra dhe një film.

“Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam shqiptar që në një kohë mori nën kontroll disa gjëra që ndodhën në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar, qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani,” u shpreh John Alite në një prononcim për Klan Kosova.

Kjo është hera e parë në Kosovë. John Eduard Alite është me prejardhje nga Gjirokastra. Pasi pranoi të bashkëpunonte, Alite u lirua nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.