Në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, sapo është sjellë me avion trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në aeroport është edhe familja e ish-kryeministrit të ndjerë.

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë ata që do e mbajnë arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Ish-kryeministri Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63-vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk.