Mbrëmë pas mesnate një vjedhje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Ferizajt. Hajdutët kanë grabitur në një pikë këmbimi valutor 70 mijë euro, raporton Gazeta Express.

Policia e rajonit të Ferizajt ka bërë të ditur se pronari ka lajmëruar për vjedhjen në ora 08:10 minuta të mëngjesit.

“Sot gjatë orës 08:10 minuta pronari i një këmbimore që gjendet në qendër të Ferizajt ka bërë të ditur se iu është thyer lokali dhe ju janë vjedhur 70 mijë euro”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se deri më tani për këtë rast nuk është arrestuar ndonjë person, megjithatë, policia po punon që të zbardhet ngjarja.

“Menjëherë të gjitha njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes ndërkaq po punohet për të vënë në dritë rrethanat si ka ndodhur rasti”, ka thënë, Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

Deri më tani nuk flitet as për ndonjë person të dyshuar.