Një tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar nga Istogu, vdekja e të cilit e çon në 41 numrin total të viktimave nga pandemia.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968).

Në njoftim theksohet se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, i transferuar më parë nga Klinika Infektive.

“Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 25.06.2020 në orët e pasdites ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut. I njëjti ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive. (NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.