Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit

14/01/2021 - 14:55

Lëvizja e Vjosa Osmanit, e cila është kryetar e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, si dhe Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me një listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë.

Kurti dhe Osmani kanë nënshkruar sot një marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë ende me dije.

Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët, ku kreu i Vetëvendosjes i është referuar vetes si kryeministër të ri dhe kryetares së Kuvendit si Presidente.

"Kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet ju njoftojmë se do garojmë bashkë në një listë, Osmani dhe unë me subjektet tona politike do na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Marrëveshje kjo për një shtet të drejtë pa korrupsion për arsim më të mirë, pa diskriminime. Në fushatë do angazhohemi bashkë, të shtunën dorëzojmë listën. Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe president të ri. Ne kemi presidente ajo e ka treguar veten, dhe duhet ta legjitimojmë këtë. Do shërbejmë me përulësi për barazinë e qytetarëve.", tha Kurti.

"Marrëveshja që kemi arritur përfaqëson vullnetin e qytetarëve, për dy dekada vendi është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar dhe ne duam ta ndryshojmë këtë. Kjo që kemi arritur është përtej bindjeve individuale apo emrave individualë, sot dhe për 4 vite e më shumë jemi te vendosur të luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit, që të garantojmë mirëqenien e kujdo. Jemi të vendosur të mbrojmë dhe respektojmë kushtetutën. Të vendosur për një Kosovë me dinjitet, ku Kurti do jete Kryeministër, një që nuk do i mbyllë sytë përballë padrejtësive që guxim e integritet. Zotohemi se partneritetin do e vazhdojmë në frymën e Skënderbeut, Rugovës, familjes Jashari dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri.", u shpreh Osmani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.652 persona të dyshuar p

Një pjesë e kampit "Belvedere" në Mitrovicë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë janë lënduar 7 persona. Ky kamp p

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj Administratës Tatimo

Të tjera detaje zbulohen nga vrasja që tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.325 persona të dyshuar pë

Kërcënohet me jetë kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.