Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në arsyetimin e Presidentes Osmani, të siguruar nga GazetaExpress, thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Më herët Osmani i ka kërkuar personalisht Dakës që të jap dorëheqje nga pozita e aktualisht mban.

Por, sipas mediave kosovare Daka e ka refuzuar dorëheqjen.