Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se Gjykata Supreme ka konfirmuar ankesën e tyre për të numëruar votat e emigrantëve.

Postimi në Facebook:

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.

30 tetor 2019 Lëvizja VETËVENDOSJE