Serbia pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare rreth mesditës pas vrasjes në Mitrovicë të Oliver Ivanoviç, liderit të serbëve në Kosovë.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet serbe, të cilat kanë vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 përpara zyrës së tij në Mitrovicë. Ai u qëllua me katër plumba në një atentat të organizuar dhe ndërroi jetë në spital. Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Mitrovicën dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorëve.