Një i ri ka mbetur i vdekur në Ferizaj nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave.

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë, rreth orës 22:30, ka marrë informatën se në një kafene në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj, po ndodhte një sherr në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.

‘Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë, ku nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit (E. I. m/sh/k 26 vjeç) kishte ndërruar jetë, ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra’, njofton Policia.

‘Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. m/sh/k 29 vjeç)  për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër( M.M. m/sh/k 22vjeç) i dyshuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në rrahje’ gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë’, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për hetim të mëtejshëm.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.