Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: N.S, 33 vjeç, mashkull dhe R. C,  19 vjeç, femër, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Por, njëri nga viktimat N.S, nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht, Policia ka arritur që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’.