Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovië, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme për mediat kosovare.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjurië”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa mësohet se ky institucion e ka refuzuar këtë kërkesë të pushtetarëve të Serbisë.

Kjo kërkesë e Vuçiç ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.