‘Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje me qëllim që të përfundojë mosmarrëveshja që e pengon pranimin e Beogradit në Bashkimin Evropian’. Kështu u shpreh të martën ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. Vulin nuk ka specifikuar se cila pjesë e vendit sipas tij duhet të ndahet, por thirrjet e ngjashme të bëra në të kaluarën kanë vënë në shënjestër veriun e Kosovës.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka sugjeruar më parë ndarjen e Kosovës si një zgjidhje të mundshme për mosmarrëveshjen territoriale, por që nuk përfaqëson qëndrim zyrtar të qeverisë serbe, siç pretendon ai.

Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja në vitin 2013, Prishtina pranoi të jepte më shumë autonomi për enklavat serbe në Kosovë dhe t'u jepte statusin e mbrojtur manastireve ortodokse. /Zëri/