Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

02/08/2020 - 10:46

Ish-komandanti suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.

Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, deklaroi gjenerali Clark.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.

Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin negociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së”, ka thënë Clark në një intervistë për mediat në Kosovë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të ma

Një situatë e rënduar me koronavirusin vijon të paraqesë edhe Kosova.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka deklaruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona nga COVID-

Policia e Kosovës ka reaguar pak orë pasi pronari i një restoranti në Kamenicë publikoi videon ku shiheshin xhandarët serbë në territorin

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mb

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare fotografi i njohur kosovar, Agush Qorri, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Ardian Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar pozitiv sot, pas testit të koronavirusit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket