Xhandarmëria serbe u fut në Kosovë, policia: Mandatin e sigurisë së zonës së kufirit e ka KFOR-i

08/08/2020 - 09:02

Policia e Kosovës ka reaguar pak orë pasi pronari i një restoranti në Kamenicë publikoi videon ku shiheshin xhandarët serbë në territorin e Kosovës. Përmes një deklarate zyrtare, policia shprehet se nuk është përgjegjësia e tyre dhe se është KFOR-i, struktura që përgjigjet për sigurinë në kufi.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i," - shkruhet në deklaratë.

Më herët, Adhurim Krasniqi publikoi videon nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij që kishin kapur xhandarët serb. Ai i bëri thirrje shtetit të reagonte, ndryshe do të merrnin vetë masat për t'u kundërpërgjigjur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.468 persona të dyshuar pë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.569 persona të dyshuar pë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me kryesinë e partisë kanë bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti është shprehur i bindur se do të kandidojë në zgjedhje pasi LVV tashmë e ka dorëzuar li

“Krejt dhe Drejt”, është slogani që Kurti dhe Osmani kanë postuar në profilet e tyre në Facebook.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk njeh asnjë vendim të KQZ që ia ndalon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të pretendojë postin e kryeministrit, por ai nuk do të jetë në radhën e deputetëve të

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.683 persona të dyshuar pë

Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.