Zbulimi’ i fundit i mediave serbe: Kush do të jetë kryeministër i Kosovës

Postuar: 11/08/2017 - 21:24

Në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për ta bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, shkruan sot media serbe e rrjetit mediatik rus “Sputnik”.

Kjo lëvizje, siç thekson “Sputnik”, i është ofruar autoriteteve politike kosovare mnga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, transmeton Insajderi.

Sipas shkrimit, Ramush Hardinaj është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar propozimin që Mimoza Kusari-Lila të jetë kryeministre e re e vendit, ndërsa ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë.

“Sputnik” raporton se Pacolli dhe Ilir Deda, të cilët u ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.

Në këtë skenar, Behgjet Pacolli do të merrte edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Lajmi është përhapur në shumicën e mediave serbe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë më 5 mars. Konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.

Pa kaluar as 24 orë që kur Prokuroria e Prishtinës e kishte cilësuar si të dyshuar për sulm fizik drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sa

Njohja e Kosovës është biletë për Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian, thotë analisti austriak, Gerald Knaus, themelues dhe preside

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akutorizuar ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit Kombët

Urimeve për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W.

Simboli “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka ndryshuar pamjen me rastin e 10-vjetorit të Pavarësis

17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, mirëpo kjo nuk i kishte ndaluar qytetarët të dilnin dhe të fest

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin e Kosovës e gjithashtu mbarë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së

   Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Koso

   Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së