Zbulohen të tjera detaje nga vrasja që tronditi Prishtinën, paasditen e sotme. Skender Krasniqi dyshohet se vrau djalin e tij, biznesmenin Albert Krasniqi. 

Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Ejani se e vrava djalin”,- kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit, raporton Reporteri.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Kjo ka sjellë debat të fortë në familje, dhe më pas krimin e tmerrshëm. 

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur probleme. Alberti ishte në kërkim nga policia për dhunë në familje.

Disa orë para se të vritej, i ndjeri kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar “Dashuria e babit”.