​Zemaj: Jemi në proces të blerjes së barnave antiCOVID-19

19/10/2020 - 22:39

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, ka pranuar se lista e barnave esenciale nuk i përmbush nevojat aktuale, por tha se do të ketë një angazhim për rishikimin e kësaj liste.

Ai ka bërë të ditur në Prime Time të Kanal 10, se janë në proces të përbashkët me Bashkimin Evropian për sigurimin e barnave nga lista esenciale.

“Me një fjalë është një angazhim permanent dhe është në interes revidimi i listës esenciale. Këto janë barna të kushtueshme dhe ne kemi një proces të përbashkët me BE-në për sigurimin e tyre. Komisioni Evropian kryen prokurimin, ndërsa ne jemi pjesë të saj dhe do të na ndahen aq sa kemi nevojë”, u shpreh Zemaj.

Ai po ashtu tha se janë në proces të blerjes së barnave kundër COVID-19, duke mos dhënë më shumë detaje. Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar tri viktima dhe 118 raste të reja me koronavirus. Numri total i rasteve pozitive është 17.009, nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 persona të dyshuar pë

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dërgimit të letrës nga i dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.