Pas marrëveshjes mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka lidhur një marrëveshje me Zef Morinën që partitë e tyre të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haradinaj shkruan në Facebook se AAK dhe Partia Shqiptare Demokristian e Kosovës do të garojnë së bashku me listë të përbashkët kandidatësh.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.

Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.

Na priftë e mbara! RH”, shkruan Haradinaj i cili mësohet se do të jetë kryesuesi i listës si dhe kandidat për President të Kosovës.