Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Sipas burimeve të RTK-së, brenda presidencës, Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor.

Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë, pas dekretimit të shpërndarjes së Kuvendit.

Ditën e sotme Thaçi dekretoi shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pasi deputetët votuan për një gjë të tillë.