Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës.

Nga njoftimi zyrtar mësohet se dy të ndaluarit janë komisioner, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, të cilët dyshohet se kanë lejuar që të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ’së.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Ndalohen dy persona zyrtare për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale