Merr fund ngërçi parlamentar në Kosovë, sa i përket votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Koalicioni qeverisës njoftoi arritjen e dakordësisë me LDK-në e Isa Mustafës, për votimin e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij, Film Vujanoviç. Kryeministri Haradinaj konfirmoi përmes rrjeteve sociale se koalicioni u tërhoq nga pengesa politike dhe siguroi unitetin e parlamentit.

AAK e Haradinajt kërkoi që bashkë me këtë marrëveshje të votohej edhe raportin i komisionit parlamentar të udhëhequr nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, por kjo kundërshtohej nga LDK-ja, që bllokoi 2 herë kalimin e Demarkacionit në parlament.

Pranimi i kushtit të LDK-së u përshëndet nga kreu i grupit parlamentar Abdullah Hoti, i cili ftoi gjithashtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, të votojë pro Demarkacionit. Kundër marrëveshjet është shprehur edhe Lista Serbe, që shtyn drejt avancimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Seanca për votimin e Demarkacionit do të zhvillohet të mërkurën. Kosova do të plotësojë në këtë mënyrë kushtin kryesor të vendosur nga BE për liberalizimin e vizave dhe avancimin drej procesit të integrimit.