Zv.kryeministri i Kosovës pozitiv me koronavirus

04/08/2020 - 14:25

Një tjetër politikan është infektuar me koronavirus në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se është futur në izolim.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.”, shkruan Selmanaj.

Kujtojmë që dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se është infektuar nga Covid-19 dhe për këtë shkak do të vazhdojë punën nga shtëpia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, nesër (2

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, janë nga 664 testime kanë rezultuar pozitivë 4

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet