Moderatorja e "Dite e Re" në "Ora News" është aksidentuar dje (e shtunë, 22 qershor 2019) rreth orës 12 të mesditës, në autostradën Tiranë-Durrës, km i parë, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë.

Dajana është përplasur me një makinë, tip "Audi", i cili drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç. Ndërsa në makinën e Dajanës ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e moderatores.

Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim, raporton "Ora News".