Një 56-vjeçar në Durrës ka rënë pre e 3 hajdutëve. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, më datë 07.06.2018 në lagjen 13, Plazh.

Mësohet se 29-vjeçarja M.D., banuese në Durrës, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, i kanë vjedhur një çantë dorë shtetasit A.M. 56 vjeç, banues në Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se brenda çantës së 56-vjeçarit kishte një shumë monetare dhe disa dokumente.

Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçaren ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 139/2 i Kodit Penal.